Përdor Digital Help nga asistenti yt AI
Shto Digital Help si connector (server MCP) në Claude, ChatGPT ose editorin tënd. Pastaj pyet me fjalët e tua dhe asistenti përdor llogaritjet tona, me rregullat e Shqipërisë dhe Kosovës, me lidhje te faqja përkatëse.
“Sa del paga neto për 120 000 lekë bruto në Shqipëri?”
Neto: 96 607 lekë në muaj. Tatimi mbi të ardhurat 9 953, sigurimet shoqërore 11 400, shëndetësore 2 040 lekë. Llogaritur nga Digital Help, me lidhje te kalkulatori.
Si ta lidhësh
Të gjithë klientët përdorin të njëjtën adresë. Nuk ka llogari, hyrje apo çelës API.
https://www.digitalhelp.al/mcp/Butonat hapin aplikacionin nëse e ke të instaluar.
Claude
- Hap Settings → Connectors.
- Zgjidh “Add custom connector”.
- Emri: Digital Help. URL: adresa më sipër.
- Ruaje dhe aktivizoje në bisedë nga menuja e mjeteve.
ChatGPT
- Hap Settings → Apps & Connectors → Advanced settings.
- Aktivizo Developer mode.
- Krijo një connector të ri me adresën më sipër, pa autentikim.
- Zgjidhe te mjetet e bisedës kur të duhet.
Claude Code
Një komandë në terminal:
claude mcp add --transport http digitalhelp https://www.digitalhelp.al/mcp/Klientë të tjerë
Çdo klient që mbështet MCP me HTTP (streamable HTTP) pranon këtë konfigurim:
{
"mcpServers": {
"digitalhelp": {
"url": "https://www.digitalhelp.al/mcp/"
}
}
}Çfarë mund të bëjë
Paga neto
Nga bruto në neto (ose anasjelltas) për Shqipërinë dhe Kosovën, me tatimin, sigurimet dhe koston e punëdhënësit, sipas normave aktuale.
CV
Asistenti mbledh të dhënat nga biseda dhe të jep një lidhje për ta hapur CV-në te CV Maker, gati për ta parë dhe shkarkuar si PDF.
Gjen mjetin e duhur
Për çdo temë tjetër (TVSH, dogana, kredi, konvertime, data) kërkon ndër 200+ mjetet dhe të jep lidhjen e faqes. Këto llogaritje bëhen në faqe, jo në bisedë.
Provo të pyesësh
- “Sa është paga neto për 1 200 € bruto në Kosovë?”
- “Sa më kushton si punëdhënës një punonjës me 150 000 lekë neto?”
- “Më bëj një CV në shqip me këto të dhëna: …”
- “A ka Digital Help kalkulator për doganën e makinës?”
Pyetje të shpeshta
A kushton diçka?
Jo. Connector-i është falas, pa llogari dhe pa çelës API, njësoj si faqja.
Çfarë ndodh me të dhënat e mia?
Serveri llogarit atë që i dërgon asistenti dhe nuk e ruan, me përjashtim të draftit të CV-së, që mbahet 60 minuta pas një lidhjeje njëpërdorimshe. Më shumë te Privatësia.
Pse nuk funksionojnë të gjitha mjetet direkt në bisedë?
Paga neto dhe CV punojnë direkt. Për mjetet e tjera asistenti gjen faqen e duhur dhe të jep lidhjen. Do të shtojmë të tjera me kohë.
Sa të sakta janë rezultatet?
Janë të njëjtat llogaritje si në faqe, sipas normave që përditësojmë rregullisht. Janë orientuese: për vendime të rëndësishme verifikoji me një kontabilist ose institucionin përkatës.